Hapja e ambienteve të mbyllura, Enri Jahaj: Sektori mbetet i gjunjëzuar

28 Shtator 2020 | 05:38

Në një intervistë për Euronews Albania, Enri Jahaj, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve foli rreth rihapjes së ambienteve të mbyllura duke u shprehur aspak optimist.

Sipas tij, rihapja e ambienteve brenda në bare apo restorante është thjesht një mënyrë që biznesi të qëndrojë hapur pasi këto ambiente nuk janë aq të mëdha sa të mundësojnë distancën dy metra ndërmjet tavolinave.

“Një ambient që është 100 metër katror që për bizneset familjare do të ishte luks do themi qe duhet të kemi diku te 10 tavolina. Teknikisht nuk është e mundur të mbash as biznesin, as punonjësit t’i paguash, as furnitorët t’i paguash kështu që praktikisht i është dhënë zgjidhje thjesht faktit që nga mbyllur statusi jonë të jetë hapur, kaq”,- u shpreh Enri Jahaj.

Në fjalën e tij, z. Jahaj theksoi se është shteti ai që duhet të merret me pjesën e rregullimit të situatës. Pavarësisht se janë të vetëdijshëm që po kalojmë një kohë pandemie, bizneset presin një zgjidhje optimale nga qeveria pasi të punuarit me një të katërtën e kapacitetit sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve është e pamundur.

I pyetur rreth masave që sipas tij mund të merren për të sjellë përmirësimin e situatës në këtë sektor, Jahaj propozon si zgjidhje mbajtjen e eventeve.

“Duhen bërë evente, të organizohen nëpër sheshe edhe të distancuara që shtresa tjetër të kenë mundësi të mbajnë familjet”,- tha ai.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, tha se do të kërkojnë një takim me autoritetet për të marrë jo vetëm masat sa i takon hapjes, por edhe për të ndjekur një protokoll të ri për pjesën e jashtme dhe atë të brendshme.

Ndërkaq nuk la pa përmendur se përgjegjësia nuk duhet të bjerë e gjitha mbi biznesin. Ai u shpreh se krahas bizneseve, duhet që edhe klientët të tregojnë kujdesin e tyre, pasi në të kundërt protokolli i tanishëm është i pazbatueshëm.

 

 

Lexoni gjithashtu: 

Nga 1 tetori hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura, klubet e natës vijojnë të mbyllura

Hapja e restoranteve me rregulla strikte, Marjeta Dervishi nga ISHP: Udhëzuesi është i përkohshëm

Muzika e natës vijon e mbyllur, Elton Deda: Komunitetit të artistëve ju mungon një organizim institucional

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026