Rihapja e kufijve ajrorë shoqërohet me rritjen e çmimit të biletave në aeroportin e Rinasit

17 Qershor 2021 | 11:39

Njoftimi për rihapjen e kufijve ajrorë është shoqëruar me rritjen e çmimit të biletave nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në muajt e verës, fluksi i pasagjerëve pritet të rritet dhe udhëtimi do të kushtojë më shtrenjtë, pavarësisht se monopoli i Rinasit praktikisht do të bjerë me hapjen e pistës së Kukësit.

Duke kërkuar në faqet zyrtare që pasqyrojnë fluturimet dhe ofertat për çmimet e biletave, në periudhën kohore nga 1 korriku deri në 31 gusht, mund të gjesh biletën më ekonomike për Frankfurt në datën 7 korrik dhe atë më të shtrenjtë në fund të muajit gusht.

Po ashtu edhe Milano e Vjena, në të cilat gjatë pandemisë mund të sigurojë një biletë vajtje me çmim 20-30 euro, gjatë verës çmimi mesatar i biletave për një destinacion shkon në 200 deri në 300 euro.

E njëjta linjë çmimesh prek edhe fluturimet drejt Athinës, aty ku bileta më e lirë që shitet sot përkon me datën 28 gusht, dhe më e shtrenjta 3 korrik.

Ndërkohë, aeroporti i Kukësit, i cili u hap ndër të tjera edhe për fluturimet low cost, në dy destinacionet e zyrtarizuara tashmë, Stamboll dhe Zyrih, çmimet e gushtit vajtje-ardhje ofrohen përkatësisht 85 dollarë dhe 200 dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë

Takimi Kurti-Vuçiç, Haradinaj: Qasja e Kurtit në dialog është e rrezikshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026