Rikonstruksioni i burgut të Fushë-Krujës, transferohen 142 të dënuar dhe paraburgosur

24 Janar 2026 | 21:05

142 të dënuar dhe paraburgosur janë transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt burgjeve të Peqinit dhe Durrësit, në kuadër të punimeve për rikonstruksionin e këtij institucioni.

Burime zyrtare bëjnë me dije se transferimi u krye nën masa të shtuara sigurie. Konkretisht, 85 persona janë dërguar në IEVP Peqin, ndërsa 57 të tjerë në IEVP Durrës. Operacioni u shoqërua me angazhimin e forcave të shumta policore, përfshirë njësi operacionale dhe speciale.

Në terren u angazhuan rreth 340 punonjës policie dhe 48 automjete, ndërsa autoritetet përdorën edhe mjete teknologjike për monitorimin e procesit, si dronë për vëzhgim ajror dhe sisteme komunikimi dixhital. Pamjet nga kamerat e trupit dhe automjeteve u monitoruan në kohë reale për të garantuar sigurinë gjatë lëvizjes.

Operacioni u koordinua me strukturat ligjzbatuese përgjatë itinerarit, përfshirë policinë e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, si dhe prokuroritë përkatëse.

Sipas të dhënave, të dyja autokolonat kanë mbërritur pa incidente në destinacionet përkatëse, ku janë ndjekur procedurat standarde për pritjen dhe sistemimin e të dënuarve dhe paraburgosurve.

Punimet për rikonstruksionin e burgut të Fushë-Krujës pritet të vijojnë, ndërsa autoritetet sigurojnë se masat për ruajtjen e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria do të vijojnë gjatë gjithë procesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026