Rikthehen abonetë e përgjithshme me të njëjtin çmim

29 Qershor 2021 | 11:11

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të rikthejë abonetë e përgjithshme nga data 1 korrik, me po të njëjtin çmim si më parë.

Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transporteve tha se vendimi i marrë për heqjen e abonesë së përgjithshme nuk lidhej me ndryshimin në koston apo formatin, por për të bërë një studim që lidhej me disa faktorë.

“Rrjedhimisht shumë subjekte të transportit qytetas e kanë konkurrencën e brendshme jo të ndershme sepse pamë që abonoja e përgjithshme po shitej me çmim nën kosto, nën çmimin e parapërcaktuar dhe ndikuar nga kjo transporti do një riorganizim”, u shpreh Memaj, teksa solli në vëmendje se situata e transportit nuk është e njëjtë me atë para pandemisë COVID-19.

Sipas tij, heqja e aboneve u bë për të matur frekuencat dhe për të rikthyer në kushte të plota ofrimin e shërbimit.

Edhe pse me vendimin e mëparshëm ishte njoftuar se  abonentë e përgjithshme  do të hidheshin në treg në 1 shtator, bashkia sqaroi se falë procesit të shpejtë të vrojtimit dhe mbledhjes së të dhënave për transportin publik u mor ky vendim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026