English

Rikthehen Anonymous, sulmi i radhës në ndihmë të iranianëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Si po i ndihmon iranianët grupi i famshëm i hakerave Anonymous?

- Advertisement -

Pas sulmit të tyre kibernetik të shtatorit kundër faqeve të qeverisë shqiptare, duket se qeveria iraniane tashmë po përballet me disa sulme të njëpasnjëshme kundër faqeve të saj zyrtare.

Anonymous ka marrë përsipër këto sulme duke deklaruar se grupi i tyre qëndron mbrapa sulmeve kibernetike kundër disa faqeve të qeverisë dhe mediave iraniane me qëllim mbështetjen e protestave pas vdekjes së Mahsa Aminit.

Duket se dy faqet kryesore të internetit të qeverisë iraniane ishin objektivi kryesor i sulmeve.

Njëra është faqja e internetit e “shërbimeve inteligjente” të qeverisë, ku ofrohen një sërë shërbimesh online, ndërsa tjetra ka për qëllim publikimin e lajmeve të qeverisë dhe intervistave me zyrtarë të lartë.

“E gjithë baza e të dhënave është fshirë,” pretendoi një llogari e mediave sociale që besohet të jetë e lidhur me Anonymous në Twitter.

Qeveria iraniane ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi pretendimet ose sulmet.

Grupi aktivist i hakerave Anonymous i ka ofruar gjithashtu një mënyrë alternative qytetarëve iranianë për të kapërcyer ndalimin aktual të rrjeteve sociale si WhatsApp.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe qeveria e tij po përballen me protesta dhe trazira civile pas vdekjes së Mahsa Amini, një vajze të re kurde 22-vjeçare.

Amini u arrestua nga ‘policia e moralit’ javën e shkuar. Kjo polici e cila kontrollon dhe dënon qytetarët në bazë të respektimit të normave morale në vend, e akuzoi vajzën për shkelje të ligjit që kërkon që gratë të mbulojnë plotësisht flokët e tyre me shami.

Pasi e arrestuan, policët thuhet ta kenë rrahur vajzën e cila nuk i mbijetoi dot plagëve dhe pas 3 ditësh në koma dha jetë në spital.

Autoritetet iraniane pretendojnë se ajo pësoi një “dështim të papritur të zemrës”, por ky shpjegim është kundërshtuar me forcë nga familjarët e saj.

Trazirat civile nisën në të gjithë vendin pas lajmit të vdekjes së vajzës dhe në përpjekje për të ndalura grumbullimet, qeveria iraniane vendosi të ndalojë aktivitetin e rrjeteve si Instagram dhe Whatsapp.

Kjo shtyu grupin anonim dhe më të famshëm të hakerave në mbarë botën ‘Anonymous’ që të rikthehej në skenë duke dhënë kontributin e tyre në këtë situatë.

Anonymous po i bëjnë thirrje iranianëve të përdorin shfletuesin e internetit Tor për të fituar akses në Whatsapp dhe Instagram.

“Pas Instagramit, WhatsApp tani është i kufizuar në Iran”, shkroi Anonymous në një Tweet të mërkurën.

“Të dashur iranianë, përdorni Tor për ta anashkaluar atë.”

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?