Rikthehen reshjet e dendura të dëborës, rrugët që kalohen me zinxhirë

1 Shkurt 2022 | 09:54

Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në mbarë vendin. Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm.

Rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë.

Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa baypassi në Qafën e Murrizit është i bllokuar.

Në Qarkun Korçe gjatë natës ka pasur reshje dëbore. Në akset nacionale dhe turistike Korçe –Voskopojë nuk ka probleme me qarkullimin.

Policia Rrugore apelon drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet anti-rrëshqitëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026