Rikthehet “ABC” e Muzeut të Arsimit në Korçë pas zhvendosjes, Gjergji Koki tregon se janë shtuar elementë të rinj

7 Prill 2021 | 10:19

Ministria e Kulturës rikthen të plotë kompleksin skulpturor të “ABC” në Muzeun e Arsimit në Korçë duke i vendosur ato në pjesën ballore të muzeut.

Po ashtu, rikthen bankat tradicionale, të cilat ndodheshin prej 30 vitesh në këtë ndërtesë.

Ky vendim i jep përgjigje reagimeve të qytetarëve të Korçës, të cilët kanë kërkuar rivendosjen e shkronjave në vendin fillestar.

Lidhur me emrin nuk ka pasur asnjë ndryshim, pasi sipas burimeve brenda në ministri emri i këtij muzeu është vendosur që prej 7 Marsit të 1967-ës dhe asnjëherë më pas.

Gjergji Koko, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë sqaroi në Euronews Albania se Muzeu i Arsimit në Korçë pësoi vetëm një restaurim.

“Është restauruar çdo element i godinës, duke realizuar një restaurim çlirues”, u shpreh ai.

Sa i përket debatit të krijuar, ai tha se është përdorur politikisht edhe nga ata që nuk e kanë parë ende muzeun brenda saj.

“Bankat janë elementë që janë vendosur në ‘87, bankat janë shtuar pasi për ato ka pasur një ndjeshmëri”, tha zoti Koko.

Ai theksoi se debati duhet të ishte për degradimin që i ishte bërë kësaj godine për vite me radhë dhe tek elementë e rinj që i janë shtuar këtij muzeu.

Lexoni gjithashtu:

Rikonstruksioni i “Mësonjëtores” në Korçë sjell debat, Auron Tare: Emri nuk duhej ndryshuar

“Mësonjëtore” apo “muze”? Rikonstruksioni nxit debate publike, që nga emri deri te struktura

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026