Rikthehet festivali i filmit me metrazh të shkurtër në Korçë

8 Korrik 2021 | 20:26

Vitin e kaluar duhej të zhvillohej online për shkak të pandemisë, ndërkohë që këtë vit festivali i filmit me metrazh të shkurtër “Korça Short Film Fest” është rikthyer për artdashësit korçarë, në Muzeun Arkeologjik.

Aplikimet kanë qenë me qindra, por vetëm 31 projekte janë përzgjedhur si finaliste, shprehet Gledis Bica, organizatori i këtij festivali.

“Korça Short Film Festival rikthehet këtë vit në edicionin e tij fizik. Vjet për shkak të pandemisë u realizua online, ndërsa këtë vit kemi përzgjedhur 31 filma, nga me shume se 20 vende. Kanë qenë 700 ato që kanë aplikuar por në fund janë zgjedhur 31. Kryesisht janë filma fiction, filma artistik, por dhe dokumentar dhe filma të animuar”, tha Gledis Bica.

Filmat me metrazh të shkurtër të cilët do të shfaqen për tre ditë me radhë në Muzeun Arkeologjik por edhe në teatrin “Andon Zako Çajupi” përmbajnë tematika të ndryshme nga njëri tjetri.

Anëtarët e jurisë kanë zgjedhur të jenë bashkë me publikun për të vlerësuar konkurrentët, ndërkohë që sipas tyre e rëndësishme është edhe rikthimi i jetës kulturore e artistike në vend.

“Mendoj që edhe me anëtarët e tjerë të jurisë kemi vendosur të ndajmë të njëjtin çarçaf projeksioni të filmit. Janë impresione që nuk merren dot nga celularët dhe nga ekranet e laptopit. Pikërisht për t’iu larguar asaj faze që kaluam të pandemisë”, tha pjesëtari i jurisë, Genci Fuga.

“Më vjen mirë që një festival filmi stacionohet këtu. Këtë festival e kam ndjekur dhe në edicionet e mëparshme si spektatore dhe gjithmonë më ka bere përshtypje cilësia e filmave. Për mua është shumë e rëndësishme është t’i rikthehemi aktiviteteve të kësaj natyre, sepse filmi është sa një përvojë artistike aq edhe një përvojë kulturore”, u shpreh pjesëtarja e jurisë Mikaela Minga.

Përveç votave të jurisë, këtë vit edhe vet publiku do të ketë mundësinë për të votuar për filmin e preferuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026