Rikthehet  “La Scala” pas shtatë muajsh mbyllur, Teatri i Operas priti 500 artdashës

11 Maj 2021 | 16:52

Teatri i Operas “La Scala” në Itali, pas 7 muajve mbyllur, u rikthye këtë të hënë për artdashësit. Në skenë, instrumentistët dhe koristët interpretuan me maska dhe u lejuan vetëm 500 spektatorë.

Edhe pse në një kohë të jashtëzakonshme, Tetari i Operas La Scala në Itali, riktheu muzikën dhe duartrokitjen në skenë.

Të gjithë të maskuar, kështu u realizua kjo natë e rëndësishme e cila përkoi me 75 vjetorin e rihapjes së Teatrit të Operës La Scala pas bombardimeve nga Lufta e dytë Botërore.

Por jo të gjithë kishin fatin të shijonin këtë rikthim të shumëpritur, për shkak të masave të pandemisë nga vetëm 500 artdashës ndoqën interpretimin e Sopranos norvegjeze Lise Davidsen.

Maestro Riccardo Chailly drejtoi orkestrën dhe korin të cilët interpretuan ariet e njohura të kompozitorëve të njohur Guiseppe Verdi, Richard Wagner etj.

Deri më tani shfaqjet e planifikuara nga Teatri i Operës La Scala, do të ekzekutohen më herët se zakonisht për të bërë të mundur kthimin e pjesëmarrësve në shtëpi para orës 22:00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë seksuale. Ai është akuzuar nga një turiste gjermane...
20:23 | 12/07/2026

Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një...
18:07 | 12/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026