Rikthehet Maratona e Tiranës
Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit me edicionin e gjashtë të saj. Këtë gjë e konfirmon edhe pjesëmarrja e 2.500 vrapuesve nga anembanë botës.
Maratona e Tiranës do të zhvillohet më datën 23 tetor dhe do të përfshijë katër kategori si “Marathon” (42.195 kilometra), “Half Marathon” (21, 0975 kilometra), “Tirana 10k” si dhe “We too”, ku kjo e fundit ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.
Gjithashtu nuk do të mungojë as kategoria “Fun Run”, e cila zhvillohet një ditë para garës së madhe, respektivisht më datën 22 tetor, ku pjesëmarrës do të jenë të rinjtë e Shkollave të Mesme të Tiranës.
Programi i ri, i certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), do të përfshijë pikat më atraktive të qytetit, duke e bërë këtë garë edhe argëtuese dhe jo vetëm një sfidë.
Edicioni i 6-të i kësaj ngjarjeje, e cila tashmë është kthyer në një traditë, organizohet me aprovimin e tre programeve të miratuara nga Federata Botërore e Atletikës IAAF, duke i dhënë epitetin e një aktiviteti ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta