Rikthehet ora verore, një orë më pak gjumë, më shumë ditë

28 Mars 2021 | 08:14

E diela e fundit e marsit ka shënuar edhe ndryshimin e orës me 60 minuta para. Kjo do të thotë një orë më pak gjumë në mëngjes dhe një orë më tepër aktivitet gjatë ditës.

Ky ndryshim është bërë për t’u mundësuar të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Praktika e ndërrimit të orëve u prezantua për herë të parë në Luftën e Parë Botërore dhe u rivendos sërish në praktikë gjatë krizës së naftës në vitet 1970, duke synuar kursimin e energjisë duke shfrytëzuar dritën e ditës në verë. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian votoi me 410 vota për përfundimin e kësaj praktike, por duket se edhe këtë vit nuk ndryshoi tradita.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026