Rikthim i të infektuarve me Covid, shkak zbehja e efikasitetit të vaksinave
Në të gjithë Evropën, shumë vende kanë raportuar një rritje të rasteve me koronavirus, e nxitur kryesisht nga variantet e reja.
Rritja më dramatike është regjistruar në Portugali, ku infeksionet u rritën në mënyrë të qëndrueshme gjatë muajit maj.
Gjatë qershorit, infektimet arritën një kulm prej më shumë se 2,000 të prekur për 1 milion njerëz.
Diku tjetër në Evropë, vendet më të prekura janë Franca, Gjermania dhe Italia, të cilat kanë raportuar një rritje të qëndrueshme gjatë këtij muaji.
Shkencëtarët ia atribuojnë rritjen e infektimeve dy faktorëve kryesorë: zbehja e efikasitetit të vaksinave në të gjithë kontinentin dhe ardhja e nënvarianteve të reja të Omicron, B4 dhe B5.
Jo vetëm që këto variante duken se janë më rezistente ndaj vaksinës, por janë gjithashtu më ngjitëse se variantet e mëparshme të virusit.
Dhe ky është një shqetësim për autoritetet, pasi Evropa po hyn në një sezon festivalesh dhe eventesh të mëdha që zhvillohen në ambiente të hapura. Madje lëvizshmëria nga viti 2019 ka nisur të jetë me një shpejtësi më të madhe.
Megjithëse, sigurojnë ekspertët, vala e re nuk ka çuar në një rritje të shtrimeve në spital, të paktën deri më tani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta