Rimëkëmbja Ekonomike, qeveria e Kosovës pranon kushtet e PDK-së për votimin në kuvend

4 Dhjetor 2020 | 10:52

Votat e nevojshme për votim në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike u arritën, vetëm pasi u plotësuan katër kërkesat e PDK-së në opozitë, e cila u pajtua t’i japë mbështetje Qeverisë.

Pikat që PDK këmbënguli të përfshihen janë: A) Pakoja për qytetarët, punëtorët dhe bizneset të jetë mbi 400 milion euro. B) Pagesa për punëtorët që kanë humbur punën nga pandemia të jetë 300 euro në muaj.C) Heqja e TVSH për lëndën e parë për të mbështetur sektorin e prodhimit. D)Të bëhet rimbursimi nga shteti i mjeteve prej 10% nga Trusti për qytetarët që i kanë deri në 10 mijë euro kursime.

Njohësit e çështjeve ekonomike, deklarojnë se dy janë të mirat e këtij projektligji.

“Qytetarëve më në fund u është rritur shpresa. Presin që disa bizneseve t’u garantohen kreditë e do t’u ulet TVSH-ja. Pra këto mund të shihen si dy pika të mira të këtij ligji”, tha Zekirja Shabani, njohës i çështjeve ekonomike.

Votimin e projektligjit e mirëpresin edhe gastronomët, duke besuar se do t’u ofrojë përkrahje që bizneset të mbijetojnë.

“Tvsh-ja do të ulej në 8% e kjo do të ishte ndihmesë shumë e madhe dhe do të kemi mundësi që këto deklarimet vjetore që janë pranë ATK, do të ketë diskrecion ministri i Financave deri në dy vite që t’i pezullonte këto forma të deklarimit gjë që do të ishte edhe një mbështetje për bizneset e normalisht do të ndikonte edhe në ekonomi që të formalizohej më tepër”, deklaroi Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Megjithatë, ky projektligj vlerësohet se ka edhe mangësi e padrejtësi.

“Pastaj është ajo pjesa e diskutueshme sa i përket kompensimit ose shfrytëzimit të mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për rimëkëmbje ekonomike, diçka që nuk jemi pajtuar prej fillimit sepse nuk mund të paramendohet rimëkëmbja ekonomike me para të kursimeve të qytetarëve”, tha më tej Zekirja Shabani, njohës i çështjeve ekonomike.

Për shkak të pandemisë, vendi ka pësuar rënie ekonomike prej 9%.

“Pandemia ka goditur të gjithë sektorët e zhvillimit ekonomik në vend, ndërtimin, gastronominë, tregtinë si dhe sektorët e tjerë. Andaj të gjithë presin që Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, të ndihmojë sadopak që shumë prej këtyre bizneseve të mos falimentojnë”, raportoi gazetari i Euronews Albania, Jeton Musliu.

Situata ekonomike në Kosovë edhe para pandemisë ishte e rëndë. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në vend është rreth 30%.

Lexoni gjithashtu:

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, Ganimete Musliu: Janë 4 amendamente, ndihmë 200 mln euro për biznesin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026