Rindërtimi, Qeveria i kalon 30 mln $ Fondit Shqiptar të Zhvillimit

22 Shtator 2021 | 16:33

Arben Ahmetaj, zv.kryeministër dhe ministër për Rindërtimin ka bërë të ditur se në mbledhjen e dytë të qeverisë së re janë miratuar disa marrëveshje.

Z. Ahmetaj ka drejtuar mbledhjen e Këshillit të Ministrave në mungesë të kryeministrit, Edi Rama që ndodhet në SHBA.

Zv.kryeministri bëri me dije se vendimi më i rëndësishëm ishte për rindërtimin ku i është kaluar një fond prej 30 milionë dollarë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ministri për Rindërtimin theksoi se ky fond do të përshpejtojë procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i fundit të vitit 2019.

Ai përmendi se procesi i rindërtimit do të përmbyllet në shtator 2022.

Ndonëse kanë kaluar gati dy vite nga tërmeti, ende ka shumë qytetarë që presin të marrin kompensimin për rindërtimin e banesës ndërsa përfundimi i procesit për rindërtimin duket ende shumë larg.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 me fuqi 6.4 magnitudë shkaktoi 51 persona të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur.

Ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në më shumë se 40 vite dhe ishte tërmeti më vdekjeprurës në të gjithë botën për 2019.

Nga lëkundjet e forta që zgjatën 50 sekonda u dëmtuan mbi 14 mijë ndërtesa dhe kostoja e u përllogarit 844 milionë euro.

Qeveria shqiptare mori një ndihmë prej mbi 1 miliard euro nga donatorët e huaj në formë granti dhe kredia për rindërtimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026