Rindërtimi, qeveria miraton fond shtesë për familjet e pastreha
Qeveria ka miratuar një shtese fondi në buxhetin e vitit 2021 për subvencionimin e pagesave të qirasë për familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në programin e strehimit janë shtuar 800 milionë lekë, shumë që do të mbulojë pagesat e qirasë për ato familje që ende nuk u është ndërtuar banesa e premtuar nga qeveria.
Në mungesë të kryeministrit, Edi Rama vendimet janë marrë nga zv.kryeministri dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Në mbledhjet e 22 shtatorit, qeveria miratoi kalimin e një fond prej 30 milionë dollarë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për procesin e rindërtimit.
Ndonëse kanë kaluar gati dy vite nga tërmeti, ende ka shumë qytetarë që presin të marrin kompensimin për rindërtimin e banesës ndërsa përfundimi i procesit për rindërtimin duket ende shumë larg.
Qeveria “Rama” është zotuar për përmbylljen e procesit të rindërtimit në shtator 2022.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 me fuqi 6.4 magnitudë shkaktoi 51 persona të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur.
Qeveria shqiptare mori një ndihmë prej mbi 1 miliard euro nga donatorët e huaj në formë granti dhe kredia për rindërtimin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta