Rindizen protestat në SHBA, vrasja nga policia e një tjetër afro-amerikani në Atlanta zemëron qytetarët
Protestat në SHBA janë rindezur sërish pas vrasjes së një afro-amerikani nga një polic i bardhë në Atlanta.
Rayshard Brooks u qëllua të premten që shkoi, pasi po përpiqej t’i shpëtonte arrestimit.
Momenti i regjistruar në kamera nxiti sërish zemërim tek amerikanët dhe çoi në dorëheqjen e shefit të policisë.
Pamjet tregojnë një burrë që përpiqet t’u largohet dy oficerëve të policisë, ndërsa në një dorë mban një objekt dhe duket se e drejton ndaj një oficeri.
Më pas oficeri qëllon në drejtim të personit që është duke vrapuar dhe ky i fundit bie në tokë në parkimin e restorantit. Sipas zyrtarëve, 27-vjeçari i kishte rrëmbyer njërit prej policëve një pajisje që shërben si armë elektrike dhe dukej se ia kishte drejtuar oficerit ndërsa vraponte, gjë që shkaktoi sipas autoriteteve reagimin e policëve.
Restoranti Wendy në Atlanta, ku u qëllua 27-vjeçari Brooks, u shkatërrua pasi iu vu zjarri nga të paktën 150 demonstrues.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis, pasi një oficer i policisë e shtrëngoi fort në qafë duke e lënë të vdekur. Pas këtyre episodeve ligjvënësit po debatojnë se si të reformojnë sistemin e drejtësisë i cilësuar nga kritikët si një sistem që vepron kundër qytetarëve të varfër dhe pakicës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni