‘Ringjallja’, artisti sjell ekspozitën e tetë me 60 punime në tablo 

5 Korrik 2021 | 19:40

Artisti Amarildo Ruçi, sjell ekspozitën “Ringjallja” me piktura dhe instalacion në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozohen 60 vepra të cilat 27-vjeçar formën dhe ngjyrën nuk ua ka dhënë me penel, por me gishtërinj.

Amarildo Ruçi shpjegoi për Euronews Albania se ekspozita nis me një instalacion, të cilin ai e konsideron të zhurmshëm.

“Është pak më i zhurmshëm dhe më pak i ngarkuar emocionalisht, por nuk kisha dëshirë ta “fshihja”, ashtu vjen edhe ky lloj cikli, nga një lloj zhurme emocionale dhe një lloj ngarkese. Qëndron brenda kornizave të surrealizmit simbolik”, u shpreh ai.

Janë gjithsej 60 vepra, të gjitha të bëra pa penel dhe furçë, sepse ngjyrën dhe formën Amarildo i ka punuar me dorë.

“Prek pjesën e dashurisë prek edhe pjesën e urrejtjes, negative, pozitive. Janë disa përplasje të cilat ndodhin që përfundojnë me ringjalljen, ku është luajtur po të shikoni me sfondin bardh dhe të zi, një lloj përplasje ku jepet dualizmi”, tha artisti.

Për 27-vjeçarin, kjo hera e tetë që ai ekspozon veprat e tij, por si pakkush në moshë kaq të re, ai ka arritur që punën e tij ta çojë edhe në galeritë më të rëndësishme në Milano.

“Dy ekspozicione të cilat janë nga më të rëndësishmet, një personale në Milano ne galerinë “Rossetti” një nga galeritë më të vjetra dhe prestigjioze atje, më pas në shtëpinë muze të mjeshtrit Ibrahim Kodra. Kam realizuar një ekspozitë dhe një performancë në Berlin”, tha artisti.

Shqetësimet dhe uljet e ngritjet si artisti i ri, ai duket se i shuan me këtë ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri më 15 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026