Rinia dhe përballja mes politikanëve, nga nesër vjen “Rinvote” në Euronews Albania
Fushatat elektorale në Shqipëri janë të mbushura me premtime, shpesh edhe të pastudiuara. Por shumë pak ose aspak, politikanët përballen me këto premtime për të matur shkallën e realizimit të tyre.
Kjo pasi procesi llogaridhënës në Shqipëri është shumë modest. Politikanët nuk përballen me kërkesën se sa i realizuan premtimet që bënë në fushatën paraardhëse. Gjithashtu, ata përballen sërish pak ose aspak me njëri-tjetrin për të shpalosur idetë dhe programet e partive të tyre.
Nga nesër në Euronews Albania do të fillojë emisioni RINVOTE, një program politik, me qëllim përballjen e politikanëve mes tyre. Do të jetë përballja e vetme që realizohet në televizionet shqiptare mes dy palëve. Por risia do të jetë që përballë tyre do të jenë edhe dy të rinj, që do të bëjnë pyetje dhe komente, për të mësuar me shumë mbi programet e partive edhe për gjeneratën e re.
Në një lidhje live me Euronews Albania, Stine Klapper, drejtore e Fondacionit ‘Friedrich Ebert’, zyra Tiranë u shpreh se qëllimi i fondacionit është që të rinjtë të përfshihen sa më shumë në politikë, në mënyrë që të kontribuojnë dhe të japin ide të reja.
Sipas saj, e vetmja mënyrë që qeveria të jetë më transparente është që rinia të përfshihet edhe në forma të tjera dhe të kontribuojnë për ndryshimin e vendit.
Tobias Ruttershöff, drejtor i Fondacioni ‘Konrad Adenauer’, zyra Tiranë u shpreh se është e rëndësishme që të rinjtë të jenë aktivë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit.
Sipas tij, largimi i mijëra të rinjve nga vendi ka ardhur jo me vullnetin e tyre, por për shkak të situatës, ndaj partitë duhet të ofrojnë politika më të mira që lidhen me të rinjtë, jo vetëm mundësi më të mira punësimi.
“Partitë duhet të jenë tërheqëse për të rinjtë në mënyrë që të motivohen të rinjtë mos të largohen”, tha ai.
Ndërkohë, Dafina Peci, drejtore ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar u shpreh se rinia shqiptare nuk është indiferente, por shumë e interesuar për të ndryshuar cilësinë e jetës.
Sipas saj, të rinjtë në Shqipëri nuk e kanë gjetur këtë mundësi, ndaj duhen motivuar në mëyrë që të ndihen më të gatshëm për të kontribuar në shoqëri.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta