Rinis dialogu Kosovë-Serbi, përcaktohet agjenda për takimin e dytë në nivel ekspertësh

7 Shtator 2021 | 09:59

Sot rinisin bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Bisedimet do të fokusohen tek çështjet e hapura aktualisht dhe hapave të ardhshëm në dialog.

Delegacioni i ekspertëve të Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, përgjatë dy ditëve, më 7 dhe 8 shtator do të paraqesë pozicionin dhe kërkesat e Kosovës për çështjen e të zhdukurve me forcë, marrëveshjen mbi energjinë dhe atë të tabelave të veturave.

Në anën tjetër përfaqësues i qeverisë serbe do të jetë Petar Petkoviç.

Ky është takimi i dytë në radhë në nivel ekspertësh për dialogun Kosovës-Serbi.

Në vazhdim pritet që të ketë një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026