Nis në Bruksel takimi Kurti-Vuçiç, të pranishëm në tryezën e bisedimeve Borrell dhe Lajçak

15 Qershor 2021 | 10:50

Ka nisur në Bruksel takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në tryezën e bisedimeve merr pjesë edhe kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i pari mes tyre, nuk do të jetë për dialogun e moçëm, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian pret që në takimin të ketë vazhdim të negociatave për temat e mëparshme dhe marrëveshjet e dialogut, dhe jo ndonjë fillim të ri i dialogut.

Zëdhënësi në Komisionin Evropian, Peter Stano, ka thënë për agjencinë Beta, se “ky nuk është një dialog i vjetër, por një dialog i vazhdueshëm, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026