Rinis ‘Nord Stream 2’, projekti sfidon sanksionet amerikane, analistët dyshues për suksesin e tij
Ndërtimi i tubacionit të diskutueshëm të gazit Nord Stream 2 është vendosur të rifillojë pas një pauze një vjeçare.
Projekti prej 9 miliardë eurosh, i udhëhequr nga Gazprom do të drejtohet nën Detin Baltik dhe do të dyfishojë eksportet e gazit rus në Gjermani.
Punimet u ndërprenë pasi Presidenti Trump paralajmëroi sanksione ndaj kompanive të përfshira në projekt duke ngritur shqetësimet se Evropa është shumë e varur nga Moska për furnizimet e saj të energjisë.
Ky projekt nuk ka mbështetjen as të BE-së, ç’ka e vendos Gjermaninë në dilemë. Pavarësisht nga rifillimi i punës, disa analistë shprehen se ka shumë pengesa për suksesin e projektit.
“Duhet të themi se Gjermania është në mes të gjithçkaje. Sepse ata do të jenë në mes të këtyre vështirësive gjeo-politike dhe grindjeve, të cilat kanë vazhduar që nga fillimi i ndërtimit të këtij tubacioni. Kjo për shkak jo vetëm të sanksioneve kundër Rusisë, por edhe mosmarrëveshjet gjeo-politike me Ukrainën dhe gjithë pjesën tjetër të saj”, u shpreh Claudia Kemfert, nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike.
Gazsjellësi 1,230 kilometra do të transportoj gaz natyror nga fushat e gazit siberian të Rusisë në Gjermani.
SHBA dhe disa partnerë evropianë të Gjermanisë e kanë kundërshtuar projektin, duke paralajmëruar se Berlini do të bëhet shumë i varur nga Rusia.
“Projekti në thelb ka vdekur. Pra, çështja është kjo, qeveria gjermane nuk dëshiron të konfirmojë se ka mbaruar dhe pastaj të ketë disa detyrime me kompaninë, kështu që është një çështje delikate për ta.
BE nuk ka shumë interes për të ndihmuar në të vërtetë qeverinë gjermane. Bashkimi evropian kurrë nuk e mbështeti ndërtimin e këtij gazsjellësi, parlamenti votoi kundër dhe e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e tij. Komisioni Evropian po ashtu ka qenë vazhdimisht kundër”, tha Dr Thomas O’Donnell, analist i Energjisë në Berlin.
Ndërtimi është gati i përfunduar, por puna u ndal në dhjetor 2019 pranë ishullit danez Bornholm kur dy anije zvicerane pushuan së punuari, pasi SHBA kërcënuan të vendosnin sanksione ndaj kompanive që punojnë në projekt.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West