Rinisin fluturimet me 4 shtete, TIA jep detaje: Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara

15 Qershor 2020 | 10:43

Tirana International Airport ka bërë me dije se kanë rifilluar këtë të hënë fluturimet me Austrinë, Serbinë, Gjermaninë dhe Greqinë. Sipas TIA-s, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Ata që do lejohen të fluturojnë në fashat e mëposhtme  janë vetëm rezidentët e Bashkimit Europian. 

Destinacionet dhe orari i fluturimeve gjatë ditës së sotme

-Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14:20 dhe niset në 15:05

-Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14:30 dhe niset në 15:00

-Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18:15

-Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19:25 dhe niset në 20:05.

Ky institucion shprehet se pasagjerët duhet të respektojnë masat e higjienës dhe të mbajnë maskë gjatë udhëtimit. 

“Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare”, njofton TIA në “Facebook”. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026