Rinisin fluturimet në Rinas, rikthehen kontrollorët shqiptarë, Balluku: Drejtësia të zbardhë ngjarjen

9 Prill 2021 | 12:05

Situata në Albcontrol është në normalitet të plotë.

Kështu ka njoftuar ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një postim në Twitter, ku bëri me dije se edhe kontrollorët e kthyer në punë janë në krye të detyrës.

Sipas ministres është drejtësia ajo që do të zbardhë deri në fund situatën e krijuar në “Albcontrol”, teksa thekson se dështoi plani i pengmarrjes.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan ministrja.

Sakaq, gazetari Merin Maçi raportoi nga Rinasi se avioni i parë që ka mbërritur, ishte nisur nga Brukseli, ndërsa nga aeroporti “Nënë Tereza” është nisur një avion drejt Bolonjës.

Ditën e sotme janë 25 fluturime të planifikuara që pritet të zhvillohen.

Pezullimi i punës nga ana e kontrollorëve të Albcontrol tashmë është një çështje në hetim nga prokuroria.

Aktualisht tre kontrollorë janë në qeli, pasi prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë ndaj tyre, pas ndërprerjen e punës.

Supervizori Armando Fezga, njëherësh kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, supervizori Muhir Mezini dhe kontrollorja Flora Ndreca janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, e cila i akuzon ata për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”.

Lexoni gjithashtu:

Nis aktiviteti në aeroportin e Rinasit, nuk ka ende kontrollorë shqiptar të kthyer në punë

Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026