Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, analisti Maliqi: S’pres ndonjë zhvillim me rëndësi nga Brukseli

15 Qershor 2021 | 12:22

Analisti Agon Maliqi tha në Euronews Albania se as në Kosovë as në Serbi nuk sheh vullnet tjetër veçse të zvarrisin dialogun, për shkak të agjendave të brendshme politike të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit.

“Simbolika e këtij takimi është kryelajmi. Nga ana përmbajtjesore nuk besoj se do të ketë diçka të madhe për t’u raportuar. Ky takim më shumë është një qokë për të rifilluar një farë procesi, i cili është në gjendje kome në një farë forme”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nga takimi i sotëm nuk pret ndonjë zhvillim të rëndësishëm, për sa kohë nuk do të ketë presion të shtuar ndërkombëtar.

“Besoj se asnjë prej liderëve nuk ka ndonjë interes politik për të lëvizur nga kjo gjendje. Më shumë është një përpjekje e të dy lidëve për të përmbushur një kërkesë të ndërmjetësit të BE-së”, shtoi analisti.

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur në Bruksel takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në tryezën e bisedimeve merr pjesë edhe kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak.

LEXONI GJITHASHTU:

Nis në Bruksel takimi Kurti-Vuçiç, të pranishëm në tryezën e bisedimeve Borrell dhe Lajçak

Kurti përballë Vuçiç, analisti Hajrullahu: Kryeministri i Kosovës nuk shkon për të vijuar dialogun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026