”Rinvote”, Milva Ekonomi dhe Jorida Tabaku përballë të rinjve

19 Mars 2021 | 15:32

Emisioni “Rinvote” në Euronews Albania, që vë për herë të parë përballë në televizion kandidatët për deputetë me të rinjtë, kishte të premten Milva Ekonomin nga PS dhe Jorida Tabakun nga PD.

Përballë tyre ishin të rinjtë Vilson Blloshmi dhe Lorenca Bejko, të cilët i pyetën dy përfaqësuesit e partive kryesore për tema të rëndësishme si siguria sociale, emigracioni, arsimi, apo dhe mirëqenia ekonomike.

Kandidatja e PS tha se përgjithësisht të rinjtë emigrojnë për të marrë edukim më të mirë në vendet evropiane, ndërsa kandidatja e PD tha se të rinjtë ikin pasi nuk kanë shpresë dhe mundësi punësimi.

Lexoni më shumë: Pse po ikin të rinjtë? Ekonomi dhe Tabaku japin arsyet

Aktivisti Blloshmi, pyeti se pse kohët e fundit largohen edhe familje me të ardhura të larta, por Znj. Ekonomi tha se aktualisht në vendin tonë ka rënie të emigracionit.

Studentja e doktoraturës Lorenca Bejko, pyeti rreth programit se çfarë mund të pritet nga partitë për të luftuar këtë prirje. Znj. Tabaku u përgjigj se PD parashikon një program për tërheqjen e të rinjve të arsimuar jashtë dhe dhënien e mijëra bursave për të rinjtë në vend.

Lexoni më shumë: Emigracioni, Ekonomi dhe Tabaku u përgjigjen të rinjve

Tjetër temë që u trajtua ishte dhe fenomeni i dhunës në familje dhe problemet e barazisë gjinore. Të rinjtë kërkuan informacion se çfarë planesh kanë partitë politike për të goditur raste të tilla.

Lexoni më shumë: Pabarazia gjinore dhe dhuna, Tabaku dhe Ekonomi japin modelet se si frenohet ky fenomen

Në fund dy kandidatet u pyetën për një mesazh 60-sekondësh, nëse mund t’i bindin të rinjtë për të votuar partitë e tyre. Znj. Ekonomi tha se të rinjtë duhet të votojnë PS-në pasi ka politika të qarta mbështetës ndaj të rinjve dhe se “është parti që frymëzon dhe nuk bazohet në gjuhën e urrejtjes”.

Ndërsa Znj. Tabaku tha se të rinjtë duhet të votojnë PD-në pasi “PD do të ndryshojë sistemin dhe do të rikthejë shpresën”.

Lexoni më shumë: Më bind dot për votën në 60 sekonda? Milva Ekonomi dhe Jorida Tabaku japin mesazhet e tyre

Qëllimi i emisionit “Rinvote”, që është një partneritet i Kongresit Rinor Shqiptar, fondacioneve Konrad Adenauer dhe Fridrisch Ebert, me televizionin Euronews Albania, nuk është debati për hir të debatit mes palëve, por zbërthimi i programeve elektorale për të cilat flitet shumë, por dihet pak.

Lexoni gjithashtu: Ç’duan të rinjtë nga politika? Këlliçi e Xhafaj në “Rinvote” shpalosin vizionin për arsimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023