Rishi Sunak zyrtarisht kryeministri i Britanisë së Madhe
Të martën, Rishi Sunak u bë kryeministër i Britanisë së Madhe, teksa u ftua zyrtarisht për të formuar një qeveri nga Mbreti Charles.
“Së bashku mund të arrijmë gjëra të pabesueshme”, u shpreh ai pas marrjes së detyrës.
Sunak nënvizoi se është gati të udhëheqë vendin “në të ardhmen dhe të vendosë nevojat tuaja mbi politikën”, duke shtuar se ai do të ndërtojë një qeveri që “përfaqëson më të mirën e partisë”.
E marta ishte një ditë e rëndësishme ceremonish dhe fjalimesh për Sunak dhe paraardhësin e tij Liz Truss.
Në fjalimin e saj të lamtumirës, Truss tha se ka qenë një nder i madh të ishte kryeministre, duke renditur arritjet e saj si udhëheqëse e vendit.
Ajo i bëri thirrje pasardhësit të saj që të ulë taksat, të sigurojë rritje ekonomike dhe të përfitojë nga “liritë e Brexit”.
“Vendi ynë vazhdon të luftojë përmes një stuhie. Por unë besoj në Britaninë. Unë besoj në popullin britanik. Unë e di se ditë më të ndritshme janë përpara”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore