Risi në listën e Kombëtares, trajneri Edoardo Reja grumbullon pesë futbollistë të rinj
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka prezantuar listën e lojtarëve në prag të miqësores kundër Armenisë dhe dy takimeve të Nations League përballë Kazakistanit dhe Lituanisë.
Molla, Doka, Cokaj, Kallaku dhe Mersinaj janë risitë e trajnerit Reja, ndërsa jashtë listës së teknikut italian mbetën Alban Hoxha, Ismajli, Balaj Cikalleshi dhe Sadiku.
Këtë ndryshime Reja i justifikoi me faktin se objektivi afatgjatë i tij është të ndërtojë një skuadër kompetitive për Evropianin e vitit 2024.
“Hysajn e kam lënë jashtë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 te skuadra e Napolit, ndërsa për Roshin kam informacione që ka probleme dëmtimi.
Cikalleshi nuk po kalon një moment të mirë dhe Balajn e njoh mirë, ndaj nuk kam çfarë t’i shoh. Bashkë me presidentin Duka kemi një plan për rinovimin e skuadrës dhe kemi afruar shumë futbollistë të rinj që janë nën moshën 21-vjeçare, të cilët duhet t’i përfshijmë gradualisht dhe t’i rritim, për t’i pasur gati për një periudhë 3-4 vjeçare”, u shpreh trajneri i Kombëtares.
Mos aktivizimi i futbollisteve tanë me klubet ku ata luajnë vijon të jetë një problem edhe për trajnerin Reja
“Është një moment ku shumë futbollistë kanë ndryshuar skuadër dhe këtu kam parasysh Baren, Cikalleshin, Kumbullën, Gjasulën, etj., dhe një pjesë e mirë e tyre kanë luajtur shumë pak në klubet e reja, ndaj duhet të shoh gjendjen e tyre.
Ndryshe është situata te kundërshtarët tanë, pasi futbollistët e tyre luajnë në ligat përkatëse prej kohësh, janë titullarë dhe kanë një formë të mirë fizike, ndaj kjo e vështirëson punën. Është shumë e vështirë të gjesh lojtarë në formë të mirë në këtë periudhë të sezonit”, tha tekniku kuqezi.
Reja u shpreh se synimi i përfaqësueses mbetet sërish vendi i parë në grupin e katër të Ligës C pasi të gjitha skuadrat janë me pikë të barabarta.
Kombëtarja do luajë miqësoren përballë Armenisë në datën 7 tetor, ndërsa në 10 dhe 14 do kenë përballë Kazakistanit dhe Lituanisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta