Rinisin sot fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

22 Qershor 2020 | 07:42

Duke nisur nga sot, edhe fluturimet do të rinisin gradualisht. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

Për destinacionet e aktivizuara, janë shoqëritë ajrore ato që duhet të marrin masat e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

“Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të miratuar me Urdhrin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigorozisht zbatimin e këtyre masave.

Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit”, sqaroi MIE dy ditë më parë.

Në një njoftim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë publikuar edhe fluturimet e konfirmuara për ditën e sotme. ⠀⠀

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano

Albaëings – Tiranë – Bari dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

 

Lexoni gjithashtu:

Të hënën rinisin të gjitha fluturimet nga aeroporti i Rinasit, MIE shpjegon procedurat që duhen ndjekur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026