Rritet çmimi i naftës në Shqipëri, ekspertët: Duhet të rishikohen taksat
Një litër naftë tregtohet prej ditësh në pikat e karburanteve deri në 180 lekë, ndërsa një muaj më parë çmimi ishte 10 deri 15 lekë më lirë.
Ky shtrenjtim është pasojë e rritjes së çmimit të naftës në bursa, shfaqur nga rritja e kërkesës pas hapjes së ekonomive globale nga pandemia, duke bërë që në tregjet ndërkombëtare një fuçi të shitet për $73.8 dollarë.
Por në Shqipëri, konsumatorët prej vitesh ankohen sistematikisht për çmimin e karburanteve, që tejkalojnë rajonin madje edhe Europën.
Kjo për faktin se për çdo litër karburant që tregtohet këtu, qytetarët paguajnë 100 lekë në 7 taksa direkte, 5 prej të cilave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy për llogari të koncesionarëve.
Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në rajon, qytetarët paguajnë rreth 50 lekë taksa direkte vetëm për akcizë dhe TVSH, ndërsa skanimi edhe markimi nuk ekzistojnë.
Ekspertë të hidrokarbureve thanë për Euronews Albania së çmimi i naftës do të jetë në këto nivele deri në fillim të vitit 2022, nisur nga kërkesa dhe kuotat e prodhimit nga OPEC në Emiratet Arabe, ndërkohë që zgjidhjen për uljen e çmimit mund ta japë vetëm qeveria duke rishikuar sistemin e taksave direkte.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta