RMV-Bullgari pas samitit të BE, ministri Osmani: Gati të njohim në kushtetutë komunitetin bullgar

7 Tetor 2021 | 15:05

Kërkesat e reja të Bullgarisë për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nuk janë kundërshtuar nga Shkupi zyrtar. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se Qeveria është e gatshme të bëjë këtë hap, por kjo do të ndodhë kur të hapet Kushtetuta me nisjen e procesit të bisedimeve me BE-në.

“Do vazhdojmë të bisedojmë me Republikën e Bullgarisë për t’i tejkaluar dallimet në kuadër të pozicioneve tona, të cilat i kemi paraqitur para opinionit disa herë me radhë, ne kemi kontakte të vazhdueshme midis dy ministrive. Në takimin e fundit që kemi pasur në Shkup, ka pasur një progres i cili ka krijuar një shpresë se mund të ketë një thyerje deri në fund të vitit dhe deri në fund të vitit t’i tejkalojmë dallimet dhe të mbahet konferenca ndërqeveritare, pa rritur shpresat e njerëzve, për shkak se nuk është proces që varet nga ne, është proces që duhet të ketë konsensusin e 27 vendeve anëtare”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm Osmani theksoi se për Maqedoninë e Veriut nuk ka dilema se duhet gjetur zgjidhje sa më shpejtë dhe të hapet rruga evropiane për vendin. Por bllokimi i vazhdueshëm i rajonit sipas tij, po e rrënon kredibilitetin e BE-së në rajon.

“Unë mendoj se nuk kemi dilema se ku duam të arrijmë. Qëllimi jonë është i pa alternativë se ne duhet të gjejmë zgjidhje për t’i tejkaluar të gjitha pengesat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk dua të arsyetojë as hezitimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, i cili nuk është i pëlqyeshëm dhe i cili po rrënon kredibilitetin e BE-së në rajon. Mirëpo, qëllimi është aq i madh sa që arsyeton pritjen, durimin, përkushtimin tonë për t’u bërë pjesë e BE-së, për shkak se ne nuk kemi alternativë tjetër”, u shpreh ministri i Jashtëm i RMV.

Presidenti bullgar Rumen Radev, pjesëmarrës në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Brdo, theksoi se në Maqedoninë e Veriut jetojnë dhjetëra mijëra bullgarë dhe kërkon përfshirjen e tyre në Kushtetutë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026