RMV lehtëson masat kufizuese, restorantet rihapen në ambientet e jashtme, reduktohet ora policore

28 Prill 2021 | 09:15

Nis lehtësimi i masave kufizuese në Maqedoni të Veriut. Nga dita e sotme, do të nisin punën në ambientet e jashtme bizneset e gastronomisë, ndërsa ora policore është shkurtuar me një orë dhe tani nis nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 450 të infektuar. Rënie është vërejtur edhe sa i përket numrit të viktimave.

Të martën janë regjistruar 28 viktima kundrejt shifrave të larta të para një jave që arrinin deri në 50. Sa i përket imunizimit, deri të martën janë vaksinuar 53 mijë persona, ndërsa mbi 203 mijë të tjerë janë regjistruar për vaksinim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026