RMV propozon dozën e tretë anti-COVID për disa kategori
Komiteti për Imunizim në Maqedoninë e Veriut ka propozuar marrjen e dozës së tretë të vaksinës tek disa kategori qytetarësh.
Ekspertët e Shëndetësisë rekomandojnë marrjen e dozës së tretw pwr qytetarët mbi 60 vjeç, të gjithë punonjësit shëndetësorë pavarësisht moshës dhe për pacientët me imunitet të dobët pavarësisht moshës.
Sipas tyre, doza e tretë do të jetë vaksinë e Pfizer dhe duhet të merret gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të çdo qytetari.
Qytetarët e kategorive për të cilët rekomandohet doza e tretë do të informohen me mesazh për kohën kur duhet ta marrin vaksinën e tretë.
Për momentin vetëm ata që kanë marrë vaksinën e Pfizer rekomandohet që të marrin edhe dozën e tretë ndërsa për vaksinat e llojeve të tjera ende nuk ka vendim.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut me dy doza janë vaksinuar mbi 700 mijë qytetarë. Por nëse merren si fakt vaksinimi me të paktën një dozë, atëherë deri 37% e popullatës tashmë është vaksinuar.
Maqedonia e Veriut ka në dispozicion 250 mijë vaksina të Pfizer, 50 mijë të Sinovac dhe rreth 100 mijë të AstraZeneca.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta