RMV sytë nga “Korridori 8”, shpresë për të krijuar bashkëpunim me Bullgarinë

5 Janar 2021 | 09:08

Maqedonia e Veriut ka dërguar një propozim për bashkëpunim Bullgarisë dhe Shqipërisë për investime në “Korridorin 8”, i cili lidh të tri shtetet.

Për “Korridorin 8”, korrespondenti Benjamin Arifi raportoi në Euronews Albania se ky projekt është edhe një nga kërkesat e Bullgarisë për zhbllokimin e negociatave të RMV me Bashkimin Europian.

“’Iniciativa 8’ e zotit Osmani është më shumë mbindërtim i korridorit të 8, që duhet të përfshijë lidhjen mes RMV, Bullgarisë dhe Shqipërisë. ‘Iniciativa 8’ sipas ministrit të Jashtëm do të përfshije edhe bashkëpunime të tjera në rrafshin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë. ‘Korridori 8’ është edhe një nga kërkesat e Bullgarisë për zhbllokimin e  negociatave të RMV me Bashkimin Europian, të paktën jo zyrtarisht”, tha Arifi.

Kështu, diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të shfrytëzojë çdo kanal të mundshëm për të krijuar një afrim dhe bashkëpunim me Bullgarinë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani shpjegoi se “Iniciativa 8” ka për qëllim përpos bashkëpunimit ekonomik, politik dhe atë shoqëror.

Lexoni gjithashtu:

”Iniciativa 8”, Maqedoni e Veriut propozon bashkëpunim trilateral me Shqipërinë dhe Bullgarinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026