Roma do të ndryshojë trajner, Paulo Fonseca largohet në fund të sezonit
Klubi i Romës njoftoi mesditën e sotme se pas këtij sezoni nuk do të vazhdojë më tej me trajnerin e saj Paulo Fonseca.
Përmes një komunikate për shtyp klubi falënderoi trajnerin portugez për angazhimin gjatë dy viteve të fundit duke vlerësuar punën e tij, por theksoi se bordi ka vendosur të shohë për një zgjidhje tjetër.
“Pavarësisht se rezultati jo gjithmonë është parë në fushë, jemi të vetëdijshëm të elementëve të ndryshëm pozitivë që ka mundur të na lërë dhe do të na ndihmojnë për të ecur përpara, njësoj sikurse shumë të rinj me talent që ka inkurajuar dhe përmirësuar në progresin e bërë këtë sezon në Europa League,” – tha në komunikatën për shtyp menaxheri i përgjithshëm sportiv Tiago Pinto.
Fonseca erdhi te Roma në verën e vitit 2019 me një kontratë dyvjeçare. Ai erdhi në Romë pas përvojës së suksesshme te Shakhtar Donetsk me të cilën kishte fituar tre kampionate dhe tre kupa të Ukrainës.
Pas njoftimit të klubit, trajneri portugez përshëndeti dhe falënderoi tifozët. Ai pranoi se gjatë këtyre dy viteve Roma ka pasur ulje dhe ngritje, por theksoi se deri në fund të sezonit do të japë maksimumin për besimin e dhënë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta