Romani ‘Pusulla të Verdha’ i Bekteshit merr çmimin ‘Kadare’
Me romanin “Pusulla të Verdha” shkrimtarja Vera Bekteshi fitoi çmimin letrar “Kadare”.
Në këtë libër Bekteshi ka zgjedhur si subjekt refuzimin për të ndryshuar, duke sjell në qendër të rrëfimit personat me aftësi ndryshe.
“Pusulla të Verdha” u bashkohet botimeve të autorëve të tjerë fitues të çmimit “Kadare”, që sapo kurorëzoi edicionin e shtatë.
Një aleancë grash, e cilësoi Belina Budini, dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve Liberale në UET dhe anëtare e jurisë së çmimit “Kadare” për vitin 2022. Votimi për romanin “Pusulla të Verdha”, zbuloi më tej Budini, ishte unanim, ndërsa në jurinë e këtij edicioni vihej re një dominim i grave.
Çmimi “Kadare” është një prej çmimeve të rëndësishme në botën e letrave shqipe i cili ka nisur rrugëtimin që prej vitit 2015, dhe Bekteshi bëhet e para autore grua që e merr këtë çmim.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë