Ronaldo: Dhashë gjithçka, por ëndrra ime mori fund

11 Dhjetor 2022 | 18:39

Cristiano Ronaldo ka bërë reagimin e parë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës përballë Marokut.

Ylli portugez ishte në shënjestër të kritikave e spekulimeve gjatë gjithë këtij kampionati, por ai ka këmbëngulur se asnjëherë nuk ia ka kthyer shpinën vendit të tij dhe se ka lënë gjithçka në fushë për ta realizuar ëndrrën e tij që Portugalia të shpallej kampion i botës në futboll.

“Fitimi i një Kupe Bote për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Fatmirësisht fitova shumë tituj të përmasave ndërkombëtare, përfshirë Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në majën më të lartë në Botë ishte ëndrra ime më e madhe”, ka shkruar Ronaldo në Facebook.

Ai ka shtuar se përkundër spekulimeve të shumta, kurrë nuk ia ka kthyer shpinën bashkëlojtarëve të tij.

“Unë luftova për të. Luftova shumë për këtë ëndërr. Në 5 paraqitjet që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, gjithmonë në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugezë, dhashë gjithçka. Kam lënë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk ika nga lufta dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr. Mjerisht dje ëndrra mbaroi. Nuk ia vlen të reagosh. Thjesht dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Unë isha gjithmonë një që luftoja për objektivin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia ktheja shpinën kolegëve dhe vendit tim”, vijon më tej ylli portugez.

Në fund të reagimit të tij Ronaldo thotë se koha do t’i nxjerrë në shesh të gjitha të vërteta.

“Nuk ka shumë për të thënë tani për tani. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar Ëndrra ishte e bukur ndërsa zgjati… Tani, po shpresojmë që koha të jetë këshilltari më i mirë dhe të lejojë secili të nxjerrë përfundimet e veta”, shprehet Ronaldo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026