Ronaldo kërkon rekordin, portugezi ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me klube, veç Kupës së Italisë

16 Qershor 2020 | 09:42

Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe në karrierën e tij. Portugezi ka rritur që të fitojë të gjithë kompeticionet ku ka marrë pjesë në nivel klubesh, përveç kupës së Italisë.

P5 herë fituesi i topit të artë është tashmë në kërkim të një rekordi personal për ti shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm karrierës së tij.

Vitin e kaluar nuk mundi që të afrohej as në finale pasi juventusi i tij u eliminua nga Atalanta, ndërkohë që këtë vit është më pranë se kurrë.

 Juventusi i tij do ketë përballë Napolin në finalen e 17 qershorit dhe vëmendja sigurisht që do jetë e gjitha te Ronaldo pasi tifozët bardhezi presin shumë nga ai.

Nëse arrin të triumfojë atëherë portugezi do ta çonte në 31 numrin  trofeve të fituar gjatë gjithë karrierës së tij.  Mungon triumfi në kampionatit botëror, një objektiv ky që vështirë të arrihet nga portugezi

Ndërkohë që në kërkim të një rekordi është edhe Gianluigi Buffon. Portieri italian kërkon që të ngrejë lart trofeun e kupës së Italisë për herë të gjashtë në karrierë.

Nëse e bën diçka të tillë atëherë do të barazonte Roberto Mancinin i cili  gjithashtu numëron 6 trofe të kupës së Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026