Ronaldo ‘mbret’ i rrjeteve sociale, portugezi me fitime marramendëse

21 Shtator 2022 | 10:48

Cristiano Ronaldo vazhdon të korrë sukses jo vetëm në futboll, por edhe jashtë tij. Portugezi është absolutisht mbreti i rrjeteve sociale, madje duke u kthyer në personin më me ndikim në Instagram, duke lënë pas rivalin e përjetshëm, Lionel Messi.

Sipas një studimi të fundit janë përllogaritur dhe fitimet e këtyre futbollsitëve nëpërmjet postimeve në llogaritë e tyre.

Ronaldo ka regjistruar një rritje me 48% duke shkuar në 481 milionë ndjekës. Sipas përllogaritjeve portugezi fiton plot 3 milionë paundë për çdo postim të bërë.

Pas tij vjen Lionel Messi me 360 milionë ndjekës, ku profile I tij ka pësuar një rritje të ndjekësve me 38% përgjatë 12 muajve. Argjentinasi I PSG fiton 2 milionë paundë për çdo postim. Podiumi vijon me Neymar, Mbappe dhe Vinicius Junior.

Pavarësisht se Benzema ka më tepër ndjekës se braziliani, sërish ky I fundit fiton 170 mijë paundë më tepër për çdo postim.

Dhjetëshja përmbyllet me Dybala, Kante, Pogba dhe Ramos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026