Ronaldo për vdekjen e Pele: Ishe frymëzim për mln njerëz, nuk do harrohesh kurrë

29 Dhjetor 2022 | 20:53

Legjenda e futbollit Pele ka ndërruar jetë sot në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e ti,  për të gjithë Brazilin dhe komunitetin e futbollit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se Pele nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit

“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit. U prefsh ne paqe Mbreti Pelé”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026