Ronaldo shpreh mirënjohje publike për Edinson Cavanin
Tashmë është zyrtare se Cristiano Ronaldo do të mbajë numrin 7 tek Manchester United.
Ylli portugez këtë verë kërkoi largim nga Juventusi për t’u rikthyer në Premier Ligën angleze te ish-klubi i tij.
Pas transferimit, dilema kryesore ishte cilin numër do të mbante Ronaldo pasi tek “Djajtë e Kuq” numri 7 e kishte sulmuesi, Edinson Cavani.
Por, ky i fundit ishte i gatshëm t’i jepte numrin transferimit të bujshëm të Manchester United.
Pas këtij gjesti të mirë nga ana e yllit uruguaian, ku edhe u konfirmua se Ronaldo do të mbajë 7 në fanellë, portugezi shfrytëzoi rastin që ta falënderonte Cavanin për gjestin e bërë.
“Të jem i sinqertë nuk isha i sigurt që përsëri do të ishte e mundur që ta mbaja numrin shtatë në fanellë. Kështu që i jam tejet falënderues Cavanit për këtë gjest të mrekullueshëm”, tha Ronaldo.
Sulmuesi nga Uruguai do të mbajë numrin 23 në fanellë. Manchester United këtë sezon pret shumë nga Cristiano Ronaldo, i cili është shprehur publikisht se do bëjë gjithçka për të lartësuar skuadrën e “Djave të kuq”.
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë