Rooney tërhiqet zyrtarisht nga futbolli, vazhdon karrierën si trajner

15 Janar 2021 | 21:05

Futbollisti anglez, Wayne Rooney bëri të ditur vendimin e tij për të lënë futbollin e luajtur në moshën 35-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares angleze, nënshkroi një kontratë të re me ekipin e kategorisë së dytë Derby County, deri në vitin 2023. Pas firmosjes së saj, ai njoftoi se nuk do të luajë më futboll si lojtar, por do të jetë vetëm trajner.

Rooney është golashënuesi më i mirë i historisë së United, me 253 gola në 559 ndeshje. Ai luajti me “Djajtë e Kuq” plot 13 sezone, ku fitoi 5 tituj kampion në Angli, një FA Cup, 3 Kupa Lige, një Champions League dhe një Europa League.

Për Anglinë, Rooney shënoi 53 gola në 120 ndeshje, por nuk arriti dot të fitonte një trofe madhor me kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026