Rovena Voda ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet e prokurorit të Kukësit, Edmond Kariqi
Dosja në të cilin u arrestua prokurori Edmond Kariqi shtoi rrethin e zyrtarëve të përfshirë në paligjshmëri.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, raporton se prokurori u prangos pasi akuzohet se do lironte një trafikant droge kundrejt shumës 2 mijë euro. Por, bashkë me të ra në pranga edhe Emirjan Beu.
Nga përgjimet e këtij të fundit u zbulua edhe afera me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila, sipas hetimeve, do punësohej në shtet nga znj. Voda kundrejt përfitimeve materiale dhe monetare.
Këta të fundit janë biznesmenë nafte si dhe tregtojnë peshk. Po kështu, Florida Beu ka edhe një biznes avokatie.
Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK.
Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta