Rrebeshe shiu në Shkodër, Bashkia: Priten reshje intensive gjatë natës
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e Emergjencave Civile dhe shërbimet publike janë angazhuar menjëherë në terren për menaxhimin e situatës.
Sipas njoftimit të Bashkisë Shkodër, në terren kanë dalë strukturat e Emergjencave Civile, ndërmarrjet e shërbimeve publike dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër për të ndërhyrë në zonat ku janë konstatuar problematika.
Autoritetet bëjnë të ditur se situata po monitorohet në vijimësi edhe gjatë natës, ndërsa parashikimet meteorologjike tregojnë se reshjet dhe shtrëngatat e shiut pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim.
Bashkia Shkodër thekson se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë të mundshme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Ndërkohë, qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin zonat me risk gjatë kushteve të motit të keq.
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari