Rrëfimet e vëllezërve Beqiraj çuan në burg 12 persona pjesë të një grupi kriminal
Arrest me burg pa afat, ka dhënë gjykata e Durrësit për dy vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të cilët nëpërmjet dëshmisë nxorën në dritë një tjetër rrjet kriminal për kryerjen e krimeve me pagesë në Shqipëri.
Arrest me burg u dha edhe për Flamur Bejkon punonjës i policisë së burgut.
Avokatja e tij, Liljana Tanko e cilësoi operacionin një serial me puntata dhe provat të pamjaftueshme.
“Asnjë provë. Është i gjithi një serial me puntata, ku asnjëra nuk ka asnjë pikë takimi në hapësirë e në kohë.”- tha Tanko.
Avokati Gjon Huli i vëllezërve Beqiraj nuk kanë pranuar të kenë lidhje me të pandehurit e tjerë.
“Për klientin tim nuk ka asnjë lloj prove Vetëm fjalët e dy personave që janë të arrestuar dhe që vetë ata e pranojnë se nuk kanë lidhje me ne. Këtë pohoi edhe Fatjon Hajdari, i vetmi që u la i lirë nga gjykata e Durrësit”- tha Huli.
Sipas tij, 2 vëllezërit kishin implikuar edhe të tjerët në këtë grup vetëm përshkak të interesave të tyre personale.
“Asnjë nuk e pranoi akuzën nga ata personat, që kanë thënë u kemi shitur e u kemi blerë armë. Kanë ngatërruar dynjanë. I bëjnë këto vetëm për interesat e veta, që të kërkojnë azil e të ikin jashtë, që t’i mbrojë shteti.”- u shpreh Fatjon Hajdari.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura mësohet se janë krijuar debate të forta në dy raste, në fillim të nisjes së saj dhe më pas me ardhjen e dy vëllezërve në sallën e gjyqit.
Në fund, trupi gjykues rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe kalimin e dosjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta