Rregulla të reja për teknologjinë, BE njofton masat për lehtësimin e tregut

7 Shtator 2023 | 14:10

Gjigantët e teknologjisë po përgatiten për një ndryshim të madh, pasi Komisioni Evropian njoftoi një aksion madhor ndaj disa prej bizneseve më të mëdha në botë.

Për herë të parë, KE ka emëruar 6 nga platformat digjitale që ofrojnë një hapësirë bashkëpunimi mes bizneseve dhe konsumatorëve. Tani ato do të jenë subjekt i një pakete rregullash të reja strikte.

“Është një gur i rëndësishëm kilometrik për lirinë dhe inovacionin online në Evropë, me kompanitë më të fuqishme që tani do të luajnë sipas rregullave tona, sipas rregullave evropiane”, deklaroi Thierry Breton, komisioner i BE për Tregun e Brendshëm:

Gjashtë kompanitë në fokus janë kompania mëmë e Google, Alphabet, si dhe Amazon, Apple, TikTok, Meta dhe Microsoft.

Në tërësi janë identifikuar 22 platforma online të cilat vlerësohet se kanë shumë kontroll në treg. Mes tyre janë edhe Instagram, WhatsApp, YouTube dhe Google Search.

Nëse kompanitë nuk funksionojnë sipas rregullave të reja brenda marsit të ardhshëm, ato do të gjobiten deri në 20% të fitimeve globale.

“Synimi nuk është të ndryshojë modeli i  biznesit të tyre, por ato duhet të përshtaten. Për shembull, Apple do t’i duhet të bëjë një ndryshim për atë që teknikisht njihet si “sideloading”, kapaciteti i Spotify për të lidhur direkt dhe më lehtë përdoruesit. Ndaj Apple do të ndryshojë produktin… Synimi i fundit është të kemi më shumë lojtarë, më shumë zgjedhje dhe më shumë inovacion”, deklaroi Alexandre De Streel, Qendra Rregullatore Evropiane.

Njoftimi është pjesë e Aktit të Tregjeve Digjitale, që synon të lehtësojë dhe bëjë më të lirë kostot e kompanive të vogla për të konkurruar në tregun digjital. Pavarësisht kësaj, ekspertët presin që të ketë sfida ligjore nga kompanitë e teknologjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026