Rregullat e reja anti-COVID ‘bllokojnë’ Rrugën e Kombit, radhë 4 km në Morinë

6 Shtator 2021 | 11:54

Radha e automjeteve që presin të kalojnë në doganën e Morinës ka arritur në rreth 4 kilometra të hënën.

Qytetarë të shumtë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin drejt Kosovës janë përballur me vonesa të shumta për shkak të masave të reja anti-COVID të vendosura prej ditësh nga qeveria e Kosovës, ku i kërkohet çdo qytetari që hyn në territorin e saj, test PCR ose certifikatë vaksinimi.

Edhe nga pala shqiptare sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për pandeminë, gjë që ka sjellë dhe më shumë radhë nga të dyja palët.

Sipas qytetarëve pritja po shkaktohet si rezultat i kontrolleve të rrepta për dëshmi vaksinimi e teste pas hyrjes në fuqi të masave nga shteti shqiptar. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se pika me problematike është Vërmica dhe Morina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026