Rregullat për Lojërat Olimpike, teste të shpeshta për të gjithë sportistët, vaksina jep shpresë

3 Dhjetor 2020 | 07:44

Të gjithë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të verës së ardhshme duhet të kenë përgjigjen negative të tamponit në 72 orët e fundit, para se të futen në Japoni.

Ata do i nënshtrohen gjithashtu testeve çdo 96 deri në 120 orë. Këto janë rregullat e reja që u vendosën pas takimit mes komitetit organizues Tokyo 2020, qeverisë japoneze dhe qeverisë metropolitane të Tokios.

Aktualisht  vizitorët që kanë menduar të udhëtojnë drejt Tokios duhet të marrin parasysh se duhet t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore, por një rregull i tillë mund të ndryshojë në varësi të situatës së pandemisë në muajt e ardhshëm.

Organizatorët po ashtu do të kërkojnë nga sportistët që të evitojnë daljet e panevojshme në Tokio.

“Ne duam të jemi të vëmendshëm ndaj atletëve, kështu që zona ku ata do qëndrojnë nuk duhet të ketë shumë njerëz. Pasi të mbarojnë garat, ne duam që atletët të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur,” – u shpreh Toshiro Muto, CEO i Tokyo 2020.

Nisja e shpërndarjes së vaksinës ka rritur optimizmin se gjërat mund të ndryshojnë dhe olimpiada mund të zhvillohet në kushte më normale, megjithatë deri në një moment tjetër, këto janë parashikuar si masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

 “Lidhur me vaksinën, vetëm kohët e fundit kemi filluar të marrim lajme pozitive, por për momentin nuk është ende në dispozicion. Çfarë mund të ndodhë?  Është e paqartë, ndaj ne po punojmë nën supozimin se vaksina nuk është në dispozicion,” – tha Muto.

Lojrat Olimpike janë programuar për tu zhvilluar nga 23 korriku deri në 8 gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026