Rreth 1.3 milionë shqiptarë nuk do të mund të votojnë nga jashtë vendit në 25 prill
Jashtë Shqipërisë ka një numër të madh votuesish që po t’iu jepet mundësia për të votuar do të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve.
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u fol mbi votën e emigrantëve, se si ajo mbeti një premtim edhe për zgjedhjet e 2021, megjithëse numri i tyre është i përafërt me numrin e votuesve brenda vendit.
Shqipëria është një nga vendet me diasporën më të madhe në botë në krahasim me popullsinë. Aktualisht jashtë vendit jetojnë 34% e shqiptarëve, rreth 1.64 milionë. Nga këta, rreth 1.3 milionë kanë të drejtë vote.
Në zgjedhjet e vitit 2017, në Shqipëri votuan rreth 1.6 milionë qytetarë, rreth 300 mijë më shumë se numri i emigrantëve me të drejtë vote jashtë vendit.
Sot e vetmja mënyrë që ata ta ushtrojnë të drejtën e votës është që të vinë fizikisht në Shqipëri.
Nëse atyre i garantohet votimi nga jashtë vendit, numri i lartë i votave që përfaqësojnë do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, pjesa e popullsisë që jeton jashtë vendit ndodhet në më pak presion nga politika brenda vendit duke i bërë më pak të varur prej partive. Kështu që vota e emigrantëve me gjasa do të rrisë edhe kërkesën e llogaridhënies të deputetëve.
Megjithatë, e drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit, nuk do të zbatohet në zgjedhjet e vitit 2021 pasi nuk ka konsensus mes palëve politike mbi sistemin se si do të zbatohet. Kjo sipas ligjit duhet të vendoset nga KQZ por ajo ka kërkuar konsensusin e palëve për këtë pikë pasi rrezikon të cenohet legjitimiteti i zgjedhjeve.
Jemi 67 ditë nga zgjedhjet dhe nuk është marrë asnjë vendim për regjistrimin e votuesve jashtë vendit. Ky vendim duhet të pasohej me të tjera që përcaktojnë mënyrën e votimit dhe procedimin votave.
Zotimi i palëve politike në 5 qershor për votën e diasporës do të presë të realizohet në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
Ndiqni emisionin e plotë:
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion