Rreth 95 vende dhe 16 organizata ndërkombëtare kanë premtuar ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues të kësaj jave, tha të enjten Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.
Për momentin, 6.479 personel shpëtimi nga 56 vende janë në terren, shtoi Çavusoglu gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Ankarasë.
“Ekipet nga 19 vende të tjera do të jenë në vendin tonë brenda 24 orëve”, komentoi ai.
Më shumë se 17.000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i cili tha se në Turqi kanë humbur jetën 14.014 njerëz ndërsa janë plagosur 63.000 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Operacionet post-tërmet, evakuime në Turqi, në Siri hyn autokolona e parë e ndihmave
- Bilanc tragjik në Turqi e Siri, shkon mbi 17 mijë numri i viktimave