Rreth 2 mijë punonjës të sigurimit, teknikës dhe higjienës në spitalet e Kosovës në protestë

15 Dhjetor 2020 | 12:27

Punonjësit e sigurimit, teknikës dhe higjienës në të gjitha spitalet e Kosovës kanë hyrë në ditën e dytë të grevës.

Rreth 2 mijë prej tyre kërkojnë që qeveria t’i ndihmojë, sikurse edhe sektorëve të tjerë, sepse e konsiderojnë se janë të rrezikuar po aq sa mjekët dhe infermierët në këtë kohë pandemie.

Drejtuesit e sindikatës zhvilluan një takim me Ministrin e Shëndetësisë të Kosovës, nga i cili morën premtime se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, por deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim.

Ndërkohë, gazetari i Euronews Albania Jeton Musliu raportoi se punonjësit kanë hyrë në një grevë pa afat.

“Që nga dita e djeshme në mëngjes punonjësit e sigurimit, teknikës dhe higjienës kanë hyrë në një grevë pa afat, kërkojnë pagesën pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga pakot emergjente të qeverisë, pavarësisht se kompanitë të në cilat ato punojnë kanë marrë ndihma të tilla”, u shpreh ai.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026